RSS

  • Increase font size
  • Default font size

Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto niset për vizitë zyrtare në Shtetin e Libisë

E Shtune, 04 February 2012

Sot, Zv.Kryeministri  dhe  Ministri i Punëve të Jashtme, z. Edmond Haxhinasto  u nis  për një vizitë zyrtare dyditore në Tripoli me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Libisë, Z. Ashour Bin Khayal.  Kjo vizitë është e para që një funksionar i lartë i Qeverisë Shqiptare zhvillon në Shtetin e Libisë, pas  fitores së Revolucionit dhe rrëzimit të regjimit diktatorial të kolonel Gadafit.

 


Lexo më shumë...

Në kuadrin e100- vjetorit të pavarësisë, promovohen në MPJ dy libra të albanologut dhe studiuesit kanadez, z. Robert Elsie

E Premte, 03 February 2012

Nën kujdesin e zv. Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme z. Edmond Haxhinasto, Akademia Diplomatike e MPJ-së organizoi sot, më 3 shkurt, ceremoninë e përurimit të dy librave të albanologut, përkthyesit dhe studiuesit të njohur kanadez z. Robert Elsie. Konkretisht dy librat që vijnë në gjuhën shqipe janë: Fjalori historik i Shqipërisë (Botimet UEGEN) dhe Fjalori historik i Kosovës (Skanderbeg Books).


Lexo më shumë...

Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Edmond Haxhinasto priti Ambasadorin e Malit të Zi në Shqipëri, z. Zheljko Peroviç

E Premte, 03 February 2012

Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Edmond Haxhinasto priti sot në një takim kortezie Ambasadorin e Malit të Zi në Shqipëri, z. Zheljko Peroviç, me rastin e përfundimit të detyrës së tij në Tiranë.  

Marrëdhëniet mes dy vendeve dhe integrimi evropian e euroatlantik ishin çështjet kryesore që u diskutuan gjatë takimit. Ambasadori Peroviç vlerësoi lidhjet e qëndrueshme midis Podgoricës dhe Tiranës si shembull kuptimplotë i ndikimit që ato kanë në zhvillimin e ndërsjelltë mes dy...


Lexo më shumë...

Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Edmond Haxhinasto priti z. Péter Sztáray, zv.Sekretar i Shtetit dhe Drejtori Politik në Ministrinë e Jashtme të Hungarisë

E Premte, 03 February 2012

Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Edmond Haxhinasto priti në një takim kortezie delegacionin e Ministrisë së Jashtme të Hungarisë, të kryesuar nga z. Péter Sztáray, Zv/Sekretar i Shtetit dhe Drejtori Politik në këtë ministri.

Nga të dy palët u vlerësua niveli i shkëlqyer i marrëdhënieve, bazuar mbi një traditë historike, si dhe u shpreh vullneti për t’i dhënë edhe më tepër substancë bashkëpunimit mes dy vendeve.  


Lexo më shumë...

Fjala e Zv.Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme, z. Edmond Haxhinasto në analizën vjetore të MPJ-së për vitin 2011 dhe objektivat për vitin 2012

E Enjte, 02 February 2012

Diplomacia shqiptare gjatë vitit 2011 synoi të realizojë një rol të ri të Shqipërisë në marrëdhëniet ndërkombëtare, rol i cili bazohet në: anëtarësinë e saj në NATO, statusin aktual në procesin e integrimit Evropian, si dhe kontributin e rëndësishëm që jep në rajon e më gjerë në funksion të paqes, sigurisë, stabilitetit e zhvillimit.

Diplomacia shqiptare mund të thuhet pa mëdyshje se, po realizon me rigorozitet objektivat e politikës sonë të jashtme, që konsistojnë në:


Lexo më shumë...

ARKIVI I LAJMEVE
Posta Elektronike