RSS

  • Increase font size
  • Default font size

By autson autson.com

Haxhinasto takon Wammen, vlerëson mbështetjen daneze për procesin e integrimit

E Merkure, 16 Maj 2012

Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Edmond Haxhinasto priti sot Ministrin e Çështjeve Evropiane të Danimarkës, z. Nikolai Wammen.

Gjatë takimit, Ministri vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira me Danimarkën si dhe politikën e dyerve të hapura që ky vend ndjek për zgjerimin e BE drejt Ballkanit Perëndimor. Z. Haxhinasto vlerësoi mbështetjen daneze për procesin e integrimit Evropian të Shqipërisë, çka u konfirmua edhe dje nga Ministri i Jashtëm danez, në cilësinë e presidencës së rradhës, gjatë takimit të Këshillit të Stablizim Asociimit në Bruksel.


Lexo më shumë...

Ministri Haxhinasto pret Drejtorin e JICA-s për Lindjen e Mesme dhe Europën, z. Yamada

E Merkure, 16 Maj 2012

Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Edmond Haxhinasto, priti sot në një takim, Drejtorin e Përgjithshëm të JICA-s, për Lindjen e Mesme dhe Europën, z. Junichi Yamada.

Ministri Haxhinasto falenderoi Qeverinë Japoneze për mbështetjen që JICA i ka dhënë Shqipërisë nëpërmjet projekteve në fushën e mjedisit, ujrave dhe infrastukturës rurale si fusha të rëndësishme për zhvillimin ekonomik e shoqëror.


Lexo më shumë...

Haxhinasto në Këshillin e Stabilizim Asociimit në Bruksel

E Marte, 15 Maj 2012

Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme z. Edmond Haxhinasto, në cilësinë e kryetarit të delegacionit shqiptar, në përbërje të të cilit ishin Ministrja e Integrimit znj. Majlinda Bregu dhe Kryetari i Komisionit Parlamentar për Integrimin, z. Ditmir Bushati, drejtoi takimin e katërt të Këshillit të Stabilizim Asociimit mes Shqipërisë dhe BE-së. Bashkimi Evropian u përfaqësua me Ministrin e Jashtëm Danez z. Villy Sovndal, Komisionerin për Zgjerimin dhe Politikat e Fqinjësisë të...


Lexo më shumë...

Haxhinasto në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Evropian

E Hene, 14 Maj 2012

Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Edmond Haxhinasto, mori pjesë në seancën e posaçme dëgjimore që u zhvillua në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Evropian. Gjatë fjalës së tij, Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Haxhinasto shprehu vlerësimin maksimal për anëtarët e këtij Komisioni dhe eurodeputetë të tjerë të cilët me përkushtim kanë promovuar dhe mbështetur procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.


Lexo më shumë...

Haxhinasto në Bruksel, merr pjesë në seancën e AFET dhe takimin e Këshillit të Stabilizim Asociimit Shqipëri-BE

E Hene, 14 Maj 2012

Në datën 14 Maj 2012, Zv. Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Edmond Haxhinasto, do të marrë pjesë në një seancë të posaçme dëgjimore në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Evropian (AFET) ku do të diskutojë mbi zhvillimet politike në vend, zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për 12 prioritetet dhe zhvillimet e fundit në rajon. Seanca do të drejtohet nga Kryetari i këtij komisioni, eurodeputeti gjerman Elmar Brok. Në panel do të marin pjesë dhe Ministrja e Integrimit dhe...


Lexo më shumë...
ARKIVI I LAJMEVE
Posta Elektronike