RSS

  • Increase font size
  • Default font size
  • Ministri Bumçi me z. Batelli përfaqësues i posaçëm i Asamblese Parlamentare te OSBE
  • Ministri Bumçi me ambasadorin Adam Kobieracki
  • Konferenca e nivelit të lartë të OSBE, organizuar në Tiranë
  • Ministri Bumçi duke folur në konferencën e OSBE-së në Tiranë
  • Zv. Ministrja e Jashtme znj Harxhi gjate Konferences se OSBE

By autson autson.com

Bumçi-Battelli, vlerësohet bashkëpunimi mes Qeverisë shqiptare dhe Asamblesë Parlamentare të OSBE-së

E Enjte, 23 Maj 2013

Ministri i Punëve të Jashtme Z. Aldo Bumçi priti sot në një takim z. Roberto Battelli, Përfaqësues i Posaçëm i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së për Europën Juglindore, i caktuar nga Kryetari i Radhës së OSBE-së, si Koordinator Special i misionit te vëzhguesve afatshkurtër të OSBE-së, si dhe Ambasadorin Andreas Nothelle, Drejtor i Zyrës Ndërlidhëse të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, në Vjenë.   


Lexo më shumë...

Ministri Bumçi takon Ambasadorin Adam Kobieracki, Drejtor i Qendrës për Parandalimin e Konflikteve në OSBE

E Merkure, 22 Maj 2013

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, z. Aldo Bumçi, priti sot Ambasadorin Adam Kobieracki, Drejtor i Qendrës për Parandalimin e Konflikteve në OSBE-së, i cili ndodhet në Shqipëri për të marrë pjesë në Konferencën e Nivelit të Lartë të OSBE-së për Tolerancën dhe Mosdiskriminimin. 


Lexo më shumë...

Konferencë për shtyp e Ministrit të Punëve të Jashtme z. Aldo Bumçi: Vlerat e Shqipërisë në fushën e harmonisë fetare njihen botërisht

E Marte, 21 Maj 2013
Dëshiroj ta nis duke falënderuar kryesinë e radhës, të vendeve anëtare të OSBE-së, ODHIR-it që besuan Shqipërinë për të organizuar në Tiranë Konferencën  e Nivelit të Lartë për Tolerancën dhe Mos-diskriminimin.

Shqipëria dhe OSBE-ja ndajnë një histori të gjatë dhe të suksesshme bashkëpunimi. Ne çmojmë rolin e OSBE-së në drejtim të konsolidimit të shtetit demokratik dhe të të Drejtave të Njeriut.


Lexo më shumë...

Fjala e Ministrit të Punëve të Jashtme z Aldo Bumçi, në Konferencën e Nivelit të Lartë të OSBE mbi Tolerancën dhe Mos-diskriminimin

E Marte, 21 Maj 2013

“Do të doja t’ju uroja përzemërsisht mirëseardhjen në Tiranë për Konferencën e Nivelit të Lartë të OSBE-së mbi tolerancën dhe Mos-Diskriminimin (TND). Ju uroj të gjithëve një qëndrim të këndshëm në kryeqytetin tonë dhe ju ftoj të shijoni çdo detaj të mikpritjes tradicionale shqiptare. 

Shprehim kënaqësinë që me anë të organizimit të kësaj Konference, OSBE-ja vlerëson nevojën për të vijuar aktivitetet e nivelit të lartë në gjurmët e paraardhësve tanë të këtyre 10 viteve të fundit, si dhe për...


Lexo më shumë...

Zv.Ministrja e Punëve të Jashtme, znj Harxhi moderon sesionin për anti – semitizmin në Konferencën e OSBE

E Marte, 21 Maj 2013

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme znj. Edith Harxhi drejtoi Sesionin e tretë Plenar për luftën kundër antisemitizmit, gjatë Konferencës së Nivelit të lartë të OSBE-së për Tolerancën dhe Mosdiskriminimin, që po zhvillon punimet ne Tiranë. Në fjalën e saj znj. Harxhi u ndal në kontributin unik të popullit shqiptar gjatë Luftës së Dytë Botërore për shpëtimin e qindra familjeve hebraike. Në veçanti, ajo përmendi Kodin e Besës dhe të Nderit që kanë karakterizuar kulturën shqiptare në shekuj.

 


Lexo më shumë...
ARKIVI I LAJMEVE

..................ARKIVI I LAJMEVE......



 Apr   May 2013   Jun

SMTWTFS
   1  2  3  4
  5  6  7  8  91011
12131415161718
19202122232425
262728293031 
Julianna Willis Technology
Posta Elektronike