Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto niset për vizitë zyrtare në Shtetin e LibisëE Shtune, 04 February 2012Sot, Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Edmond Haxhinasto u nis për një vizitë zyrtare dyditore në Tripoli me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Libisë, Z. Ashour Bin Khayal. Kjo vizitë është e para që një funksionar i lartë i Qeverisë Shqiptare zhvillon në Shtetin e Libisë, pas fitores së Revolucionit dhe rrëzimit të regjimit diktatorial të kolonel Gadafit.
Lexo më shumë... |
Në kuadrin e100- vjetorit të pavarësisë, promovohen në MPJ dy libra të albanologut dhe studiuesit kanadez, z. Robert ElsieE Premte, 03 February 2012
Lexo më shumë... |
Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Edmond Haxhinasto priti Ambasadorin e Malit të Zi në Shqipëri, z. Zheljko PeroviçE Premte, 03 February 2012Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Edmond Haxhinasto priti sot në një takim kortezie Ambasadorin e Malit të Zi në Shqipëri, z. Zheljko Peroviç, me rastin e përfundimit të detyrës së tij në Tiranë. Marrëdhëniet mes dy vendeve dhe integrimi evropian e euroatlantik ishin çështjet kryesore që u diskutuan gjatë takimit. Ambasadori Peroviç vlerësoi lidhjet e qëndrueshme midis Podgoricës dhe Tiranës si shembull kuptimplotë i ndikimit që ato kanë në zhvillimin e ndërsjelltë mes dy... Lexo më shumë... |
Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Edmond Haxhinasto priti z. Péter Sztáray, zv.Sekretar i Shtetit dhe Drejtori Politik në Ministrinë e Jashtme të HungarisëE Premte, 03 February 2012Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Edmond Haxhinasto priti në një takim kortezie delegacionin e Ministrisë së Jashtme të Hungarisë, të kryesuar nga z. Péter Sztáray, Zv/Sekretar i Shtetit dhe Drejtori Politik në këtë ministri. Nga të dy palët u vlerësua niveli i shkëlqyer i marrëdhënieve, bazuar mbi një traditë historike, si dhe u shpreh vullneti për t’i dhënë edhe më tepër substancë bashkëpunimit mes dy vendeve. Lexo më shumë... |
Fjala e Zv.Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme, z. Edmond Haxhinasto në analizën vjetore të MPJ-së për vitin 2011 dhe objektivat për vitin 2012E Enjte, 02 February 2012Diplomacia shqiptare gjatë vitit 2011 synoi të realizojë një rol të ri të Shqipërisë në marrëdhëniet ndërkombëtare, rol i cili bazohet në: anëtarësinë e saj në NATO, statusin aktual në procesin e integrimit Evropian, si dhe kontributin e rëndësishëm që jep në rajon e më gjerë në funksion të paqes, sigurisë, stabilitetit e zhvillimit. Diplomacia shqiptare mund të thuhet pa mëdyshje se, po realizon me rigorozitet objektivat e politikës sonë të jashtme, që konsistojnë në: Lexo më shumë... |