| Shërbime në fushën e veprimeve të Gjendjes Civile |
|
|
|
| E Enjte, 04 Nentor 2010 |
|
Lindjet a) Lindjet Fëmijët e lindur jashtë vendit, regjistrohen në Përfaqësitë diplomatike ose konsullore shqiptare, mbi bazën e certifikatave zyrtare të lëshuara nga autoritetet përkatëse vendase. Këto certifikata dërgohen në përfaqësi ose zyrtarisht nga këto autoritete ose nga vet prindërit, pasi të jenë legalizuar sipas kërkesave të legjislacionit shqiptar. Është detyra e vet prindërve që, të interesohen për kryerjen e të gjitha procedurave që bëjnë legalisht të vlefshëm aktin e lindjes së fëmijës, për ta regjistruar atë në zyrat e gjendjes civile në Shqipëri. (shih pjesën për legalizimin e dokumenteve). Në rastet kur fëmijës së sapolindur, në certifikatën e lindjes nuk i është shënuar emri nga spitali, prindërit duhet që emrin e fëmijës ta caktojnë dhe ta deklarojnë atë në Përfaqësi. Këtë akt lindjeje të legalizuar, prindërit e dërgojnë në zyrat e gjendjes civile në Shqipëri për ta regjistruar ose, nëse nevojitet për ta sjellë fëmijën në Shqipëri, aplikojnë për marrjen e lejes së kalimit.
b) Martesat
Dokumentacioni i domosdoshëm për lidhje martese jashtë shtetit
Në të dy rastet, çertifikatat duhet të jenë të legalizuara nga prefekturat dhe të kenë vlefshmërinë në kohë deri në 3 muaj nga data e lëshimit.. Për shtetasin shqiptar si në pikën(a). Për shtetasin e huaj:
Dokumentacioni duhet të jetë i legalizuar sipas legjislacionit në fuqi (shih kapitullin për legalizimin e dokumenteve) Dokumentacioni duhet të jetë i përkthyer në gjuhën shqipe nga autoritetet kompetente të vendit pritës. Kujtesë: Martesa bëhet ose në qendrën e komunës ku shtetasi i huaj është rezident ose në një përfaqësi diplomatike ose konsullore, kur dy shtetasit janë shqiptarë, rezidentë të rregullt në atë vend. Në rastin e parë, akti i martesës duhet të legalizohet patjetër sipas legjislacionit në fuqi. Martesa jashtë shtetit, kurdoherë bëhet në kushtet kur shtetasit shqiptarë janë rezidentë me leje të rregullta qëndrimi. _____________________________________________________________________________ Dokumentet e vendeve anëtare të Konventës së Hagës “...(Apostille)” nuk legalizohen as nga Ambasada apo konsullata shqiptare as nga MPJ e Shqipërisë. Ato, pasi marrin Apostille-n, mund të përdoren direkt në Gjendjen Civile në Shqipëri. Nga këto vende bëjnë përjashtim Belgjika, Greqia, Gjermania, Italia dhe Spanja.
c) Vdekjet
Në raste vdekjesh, familjarët ose të afërmit e një shtetasi të vdekur, me/jo banim jashtë shtetit, vënë në dijeni për ngjarjen, Përfaqësinë më të afërt diplomatike ose konsullore në shtetin përkatës (ose Përfaqësinë diplomatike që përfaqëson Shqipërinë nga një shtet tjetër në atë zonë) dhe deri në momentin e transportimit të trupit për në atdhe, mbajnë lidhje të vazhdueshme me këtë përfaqësi. Për kryerjen e procedurave për kthimin e trupit në Shqipëri, duhet të kontaktohet në çdo rast, një agjenci funerale e cila kryen procedurat e nevojshme, përfshirë edhe nxjerrjen e dokumenteve të nevojshme pranë administratës vendase, si dhe kontakton me Përfaqësinë diplomatike ose konsullore shqiptare në shtetin përkatës ( ose Përfaqësinë diplomatike ose konsullore që përfaqëson Shqipërinë nga një shtet tjetër) për përfundimin e tyre deri në nisjen për në Shqipëri. Kur nuk ka të afërm ose një person tjetër kontakti ose ka vështirësi komunikimi me përfaqësinë shqiptare jashtë shtetit, familjarët vënë në dijeni zyrën e marrëdhënieve me publikun në Drejtorinë Konsullore të MPJ-së në Shqipëri. Dokumenti “akt i vdekjes” duhet patjetër të legalizohet sipas legjislacionit në fuqi, sepse kjo e bën të mundur çregjistrimin e emrit të shtetasit të vdekur nga regjistri i gjendjes civile në Shqipëri. Shënim: Shteti shqiptar merr përsipër me mjetet e tij financiare, transportin e shtetasve të vdekur vetëm në këto raste:
|
| Last Updated on E Enjte, 04 Nentor 2010 |